1. Diversitet produktesh: Kompania  jonë  ofron  produkte  dhe  shërbime  të  një  spektri  mjaft  të  gjërë: nga e-marketingu, designi, reklamave, promocionaleve, shtypshkrimeve etj.
  2. Cilësia: Vlera që na ka karakterizuar këto 10 vite. Ne besojmë që cilësia e vërtetë bën diferencën dhe frytet e saj shpërblehen gjithmonë.
  3. Pasioni: Energjia e vërtetë e një kompanie është pasioni që e udhëheq atë. Ne përpiqemi gjithmonë dhe vazhdimisht  për ti dhënë jetë  vizionit dhe misionit tone.
  4. Integriteti: Elementi lidhës që krijon dhe zhvillon marrëdhënie të vërteta dhe afatgjata  është ndershmëria dhe transparenca.

Kompania jonë beson plotësisht se nëse këto vlera nuk do  të ekzistojnë, suksesi do të ngelet gjithmonë vetëm një iluzion.