Jupiter Print & Promotions , është  themeluar  që  në  vitin 2010. Si pjesë e Jupiter Group, ajo  është specializuar në plotësimin e nevojave tuaja për shërbime marketingu digjital dhe dizenjimi, materiale promocionale dhe reklamimi,si dhe produkte shtypshkrimesh, etj,për çdo segment të tregut.

Duke rekrutuar dhe frymëzuar një staf shumë të talentuar dhe përkushtuar, duke investuar vazhdimisht në teknologjitë më të fundit, ne kemi arritur të bëhemi njëra nga kompanitë më të mëdha në fushën e e-marketingut, produkteve promocionale, reklamave, grafikës si dhe shtypshkrimeve.

Disponojmë të gjitha makineritë e duhura për produkte reklamimi, promocionale, printime si dhe shtypshkrime si: plotera, cutera, printera UV, fotokopje production digjitale, makineri offset ose shtypshkronjë,  thika, bindera, makineri palosëse etj, pra kemi mundësi  për të prodhuar me kapacitet të lartë, me cilësinë dhe kreativitetin superior, por edhe me çmimet më të leverdisshme për ju.

Spektri i klientëve tanë përfshin nga klientët fundorë, duke vazhduar me bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha, administrata publike, organizata jo-qeveritare, etj.

5

34